Alergjitë nga pickimet në rritje, mjekja Dajçi: Disa lloje janë fatale!

Shqipëria

Alergjitë nga pickimet në rritje, mjekja Dajçi: Disa lloje janë fatale!

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:10
Dr. Violeta Dajçi

Një pickim sado i vogël në dukje nga insektet apo nga ndonjë kafshë ujore nuk duhet neglizhuar kurrsesi pasi mund të provokojë reaksione të forta alergjike e deri në humbje jete.

Dr. Violeta Dajçi mjeke dermatologe në shërbimin e dermatologjisë në QSUT thotë se gjatë muajit korrik ka pasur një shtim të ndjeshëm të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga pickimet ku një pjesë e tyre kanë qenë urgjenca shëndetësore me komplikacione.

Mjekja këshillon që sa herë të marrin rrugën drejt detit apo malit për të pushuar të kemi me vete edhe disa doza ultrakorten, medikament ky që vlerësohet nga ekspertët si mbrojtja më e mirë emergjente ndaj reaksioneve alergjike nga pickimet.

Për format më të lehta të pickimeve ekzistojnë edhe pomada me përbërje kortizoni, pa efekte anësore nëse përdoren në doza të vogla ndërsa për klinikat më të rënda duhet kërkuar gjithmonë vlerësimi i mjekut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat