Këlliçi: Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi

Shqipëria

Këlliçi: Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 21:24
Belind Këlliçi

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka ironizuar me vizitën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në Tokio të Japonisë për Lojërat Olimpike.

Këlliçi thotë se në Japoni me siguri do i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindar leje ndërtimi në Tiranë.

Ai thekson që kryebashkiaku i Tiranës i ka të shpeshta vizitat në Azi, por fondet e fluturimeve nuk bëhen të ditura, pra s’ka transparencë për qytetarët.

STATUSI NGA BELIND KËLLIÇI

Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.

Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.

Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat