Arrestohet 59-vjeçari, akuzohej se përndiqte një shtetase

Shqipëria

Arrestohet 59-vjeçari, akuzohej se përndiqte një shtetase

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar nga Vlora ra në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase.

Ndërkaq, në Sarandë u proceduan penalisht katër persona pasi dje kanë goditur me grushte dhe sende të forta një çift bashkëshortësh. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 59 vjeç, banues në fshatin Kropisht, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase“, thuhet në njoftim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit D. I., 50 vjeç, B. I., 41 vjeçe dhe I. J., 23 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasit R. DH., dhe A. Dh., (bashkëshortë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat