Banorët kërkojnë shkollën. Klos, u mbyll pas tërmetit 2019, mësojnë fëmijët e 20 fshatrave

Shqipëria

Banorët kërkojnë shkollën. Klos, u mbyll pas tërmetit 2019, mësojnë fëmijët e 20 fshatrave

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vjeshtë shkolla e mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” e njësisë administrative Suç të Bashkisë Klos nuk do i hapë dyert për nxënësit e saj.

Kjo ka nxitur banorët e 20 fshatrave të kësaj njësie të ngrihen në protesta. Ekspertët e kanë vlerësuar godinën si të rrezikshme pas dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit i dy viteve më parë, por banorët pretendojnë të kundërtën duke akuzuar Bashkinë për aferë korruptive.

Rreth 300 nxënës rrezikojnë vitin shkollor në shtator pasi prindërit e tyre refuzojnë t’i transferojnë në institucionet e tjera duke kërcënuar me përshkallëzim të protestave deri në bllokim të rrugës nacionale.

Edhe pse janë interesuar pranë Bashkisë Klos banorët nuk kanë marrë asnjë reagim duke parë si zgjidhje të vetme protestat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat