​Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

Shqipëria

​Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në orët e mesditës në zonën e njohur si Ura e Drojës në Mamurras.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në kodrën e fshatit.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi vatra e zjarri është shumë pranë disa banesave.

Ndërkohë që ka nisur dhe një hetim pasi dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm./A2

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat