Konflikt për motive të dobëta, plagoset 42-vjeçari, në kërkim autori

Shqipëria

Konflikt për motive të dobëta, plagoset 42-vjeçari, në kërkim autori

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar është plagosur me mjetetë mprehta ditën e sotme në Berat pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë 42-vjeçari me inicialet G.K i cili është goditur nga shtetasi G.D  është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes autori është arrtisur ndërsa grupi hetiumor po punon për pkapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat