Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër, e fundit ishte riaktivizuar sot në mëngjes

Shqipëria

Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër, e fundit ishte riaktivizuar sot në mëngjes

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 09:27
Gjirokastër

Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër. Ministri i Mbrojtjes njofton se vatrat janë shuar gjatë natës nga Forcat  e Armatosura, forcat zjarrfikëse dhe forcat e tjera të Bashkisë Gjirokastër.

Vatra e fundit që u shua ka qenë ajo në fshatin Qestorat.

Helikopteri ka bërë 5 inkursione nga ajri për të shuar përfundimisht vatrën e zjarrit e riaktivizuar sot në mengjes.

Njëkohësisht forca të shumta të PMNZSH dhe FA kanë arritur të shuajnë edhe vatrën tjetër të zjarrit në fshatin Tranoshishtë në një terren shumë të pafavorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat