Tkurren zonat e mbrojtura, projekt-vendimi heq rreth 15 mijë ha sipërfaqe nga harta

Shqipëria

Tkurren zonat e mbrojtura, projekt-vendimi heq rreth 15 mijë ha sipërfaqe nga harta

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:00
Ilustrim

Një projektvendim i ministrisë së mjedisit synon të heq nga harat e zonave të mbrojtura rreth 15 000 ha sipërfaqe, dhe kjo sipas shoqërisë civile bëhet për tu dhënë mundësi investimeve.  Zonat që diskutohet tëq preken janë në vijën bregdetarë ku është e përqëndruar reth 75% e specieve më rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rreth 15000 ha tokë rrezikon të hiqet nga harta e zonave të mbrojtura.  Sipas një projektvendimi këto zona janë jug të vendit. 

Biologu Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë thotë se ky projekt  rrezikon biodiversitetin dhe një numër të madh speciesh. 

Sipas Binos Zonat e mbrojtura që do të hiqen nga harta janë në Velipojë, karavasta, Vjosë Nartë Divjakë dhe Butrint.

44 organizata të shoqërisë civile thonë se kjo bëhet për tu hapur rrugë investimeve  e interes privat.

Në projektvendim është diskutiar që harat e zonave të mbrojtura të zgjeroihet në disa territore të tjera, por për ekspertët ato nuk kanë rëndësi të njëjtë për biodiveritetin. 

Në diskutimin që është bërë mes minsitrisë së mjedisit dhe  organizatave të shoqërisë civlie këta të fundit thonë se ka munguar transparenca duke mos paraqitur argumentet e këtij ndryshimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat