Delta, Celibashi: Muaji gusht ka sjellë rritje të lehtë të rasteve të reja

Shqipëria

Delta, Celibashi: Muaji gusht ka sjellë rritje të lehtë të rasteve të reja

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:17
Ilustrim

Në Shqipëri është konfirmuar edhe prezenca e variantit Delta të virusit, i cili është më i transmetueshëm, por ka pasoja më të lehta.

Gazetarja Anxhela Celibashi  u shpreh se nëse e krahasojmë situatën me një vit më parë sot gjendja është më e qetë. Por, nëse e krahasojmë me periudhën kur në vendin tonë shënoheshin 5 apo 6 raste, muaji gusht ka sjellë rritje të lehtë të rasteve të reja.

Celibashi: Po ta krahasosh situatën ku ndodhemi aktualisht me 1 vit para kur filloi edhe rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, ku gati kapëm 1000 raste në 24 orë, sot kemi një situatë më të qetë. Por, kemi një situatë shqetësuese krahasuar me disa javë apo muaj më parë kur kishim vetëm 5 apo 6 raste të reja. Kemi gati 1 javë që numri i të infektuarve po rritet dhe po shkon drejt asaj që kanë paralajmëruar dhe ekspertët se muaji gusht, shtator do të ishte një muaj me një shtim të rasteve në 24 orë.

Kjo vjen edhe nga varianti Delta i cili përhapet më shpejt. Por duke parë gjendjen aktuale të pacientëve kanë simptoma më të lehta. Sipas ekspertëve, Delta prek edhe personat e infektuar dhe ata të vaksinuar. Personat të cilët janë vaksinuar e kalojnë pak më rëndë sesa ata që e kanë kaluar virusin më parë. Duket se imunizimi natyral është gjithmonë më i fortë sesa imunizimi përmes vaksinave."

Përsa i përket masave nëse situata përkeqësohet, Celibashi tha se ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gatishmërinë e të gjitha strukturave Covid që u përdorën gjatë pandemisë.

Celibashi: Në momentin që dolën nga gjendja e emergjencës struktura që u përdorën për Covid-19, i fundit ishte spitali "Shefqet Ndroqi", ka qenë deklarata tjetër e ministrisë së Shëndetësisë që ka thënë se këto struktura do të jenë gjithmonë në gatishmëri sepse situata mund të përkeqësohet nga momenti në moment dhe jemi ende në situatë pandemie. Në rast se do të kemi një përkeqësim të gjendjes do të rihapen spitalet, pra do të jetë skenari i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat