Përfshihet nga flaka banesa në lagjen "18 Tetori"

Shqipëria

Përfshihet nga flaka banesa në lagjen "18 Tetori"

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen "18 Tetori." Sipas zjarrfikësve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm.

Në banesë nuk kishte asnjë prej familjarëve pasi banojnë jashtë shtetit.

Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Zjarrfikësit bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar banesat e tjera që ndodheshin afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat