Sekuestrohen 115 kg kafe, arrestohen 61-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Sekuestrohen 115 kg kafe, arrestohen 61-vjeçari në Tiranë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:14
Sekuestrohen 115 kg kafe

Specialistët e seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar ka arrestuar në Tiranë shtetasin V. H., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj në afërsi të tregut ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.

Materialet proceduriale iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat