Balla uron Festën e Ashures: Gëzuar, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme!

Shqipëria

Balla uron Festën e Ashures: Gëzuar, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme!

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:23
Balla uron Festën e Ashures: Gëzuar, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, uron besimtarët bektashinj për Ditën e Ashures.

Balla shkruan në ‘Facebook’ se kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit dhe unitetit.

“Në këtë ditë të bukur feste, ju uroj të gjithë besimtarëve bektashianë: Gëzuar Festën e Ashures!

Kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit, unitetit dhe e cila sipas besimit bektashian, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve. Gëzuar!”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat