“Mos e prek me dorë”/ Dalin pamjet e dhunës, momenti kur fqinji përleshet me 30 vjeçaren

Shqipëria

“Mos e prek me dorë”/ Dalin pamjet e dhunës, momenti kur fqinji përleshet me 30 vjeçaren

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më Parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas.

Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç ka goditur me sende të forta fqinjën e tij, shtetasen A.K rreth 30 vjeç duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. 

Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë. Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë.  Ndërkohë e dhunuara disponon video të momentit të ngjarjes.

Nga pamjet duket se si 60-vjeçari ka goditur 30-vjeçaren me zorrë uji.

 “Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici.

Pamjet KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat