111-vjetori i Nënë Terezës/ Meta: Ta nderojmë, duke ndjekur shembullin e saj

Shqipëria

111-vjetori i Nënë Terezës/ Meta: Ta nderojmë, duke ndjekur shembullin e saj

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:58
Nënë Tereza

“Dashuria duhet vënë në veprim”, shkruan presidenti Ilir Meta, në një postim në “Facebook”, duke cituar misionares, Nënë Tereza e Kalkutës.

Në 111-vjetorin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, Presidenti shkruan se “nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor”.

Më tej, ai kujton një nga fjalët e urta më të dëgjuara, të thënë pikërisht nga nobelistja e paqes: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Nënë Tereza lindi në Shkup në 26 gusht 1910. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi, ku me misionet e saj, i shërbeu fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Në 19 tetor 2003, u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës” dhe në 2015-tën, Papa Frençesku e shenjtëroi.

Gonxhe Bojaxhiu u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por bota e kujton për virtytet që përcolli, veprat e bamirësisë, mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat