111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Të ndjekim shembullin e saj

Shqipëria

111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Të ndjekim shembullin e saj

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:58
Nënë Tereza

Në 111-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale. Meta shkruan se nderimi më i madh që mund të bëhet është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare që promovoi.

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare.

Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat