Pas shuarjes së flakëve, largohen nga Shqipëria helikopterët çekë dhe holandezë

Shqipëria

Pas shuarjes së flakëve, largohen nga Shqipëria helikopterët çekë dhe holandezë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme është përmbyllur operacioni i skuadrës holandeze në betejën kundër zjarreve në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar BE, Holandën dhe Çekinë për ndihmën dhe ka publikuar foto nga ceremonia e përcjelljes së helikopterëve.

"Sot u përmbyll operacioni i skuadrës holandeze në “luftën” kundër zjarreve, një situatë e vështirë që përjetoi vendi jonë gjatë muajit të fundit.

Bashkimit Evropian na mundësoi nëpërmjet mekanizmave të tij një mbështetje të jashtëzakonshme! U përballëm me një situatë kritike zjarresh për shkak të temperaturave shumë të larta. Sot mund të themi se këtë sfidë e përmbyllëm me sukses, pavarësisht se gatishmëria e forcave të mbrojtjes civile vazhdon të jetë e lartë.

Faleminderit Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke për ndihmën në helikopterë dhe trupa," shkruan Peleshi në Facebook.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

"Shumë faleminderit Holandës dhe Çekisë, grave dhe burrave. Europa kontribuoi për të shpëtuar jetët, vendbanimet dhe për të mbrojtur mjedisin.

Gushti ka qenë një muaj i solidaritetit, Be dhe Holanda e Çekia për Shqipërinë, por gjithashtu Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë në nevojë. Për BE dhe Shqipërinë solidariteti nuk është një fjalë boshe, është e vërtetë," ka shkruar Soreca në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat