Sherr për motive të dobëta, i riu plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia

Shqipëria

Sherr për motive të dobëta, i riu plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Babë e bir kanë mbetur të plagosur pasi janë sulmuar me thikë ditën e djeshme nga një 21-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orën 18:00, në fshatin Zezë të Krujës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir).

Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat