Temperaturat ulen në mëngjes, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria

Temperaturat ulen në mëngjes, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Vendi yne vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do te bien lehtë në mëngjes por mësdita do te ruaje vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat