Rama: Bëni gjithçka që të mundeni të mos na fusni në borxhe të reja me qytetarët

Shqipëria

Rama: Bëni gjithçka që të mundeni të mos na fusni në borxhe të reja me qytetarët

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama theksoi se për të fituar mandate të tjera qeverisëse, duhet që PS të rinisë nga një vetërregullim i brendshëm.

Ai nënvizoi se njerëzit duhet të jenë parësor e drejtuesit, duhet të bëjnë gjithçka për zgjidhjen e problemet e tyre.

“Sfida e mandatit të tretë është ajo mes nesh dhe të tjerëve. Duke na dhënë mandatin e tretë zgjedhësit tanë na kanë falur jo pak mërzira. Qytetarët na kanë falur individualisht plot gjëra, por nuk i kanë harruar. Na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë shlyeni me interesa. Prandaj do ju lutem në emër të gjithë atyre që na kanë besuar përsëri. Në emër të gjithë atyre që na besojnë të ardhmen nëse veprojmë drejtë, e për hir të të gjithë mundit në këto 8 vite, e jo mundit tuaj e timit, por familjeve tona, që kanë marrë bashkë me ne e për shkakun tonë, një baltë pa merituar e të pa matshme mbi kurrizin e tyre, për më shumë se 8 vite. Lutja ime është që të mos luani me nervat e njerëzve, mos luani me nervat e zgjedhësve të vetë atyre që nuk ju kanë zgjedhur, as në komunitetet tuaja, as në komunikimet me publikun, e as mos lejoni tjerët të bëjnë këtë. Jam shumë i qartë, ndërkohë që flas, ka plot këtu që duan të dëgjojnë këto që po them sepse po shpreh shqetësim serioz. Shprehjen e shqetësimit tim nuk e shpreh vetëm sot. Dua që ta dëgjoni këtë kambanë, ta kuptoni dhe më ndihmoni mua e njëri-tjetrit me mendje të hapur në këtë rrugë që nisim sot.

Mandati katërt s’lidhet me mua, por me një emër të madh, që ne duhet ta ruajmë, mbrojmë e lartësojmë. Ky është një emër që e kemi marrë nga brezi paraardhës dhe duhet t’ja dorëzojmë brezit pasardhës, quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndihma që pres prej jush është që çdo ditë kur dilni nga shtëpia të ndiheni në borxhë. Të dilni nga shtëpia si ata që dalin dhe s’dinë si do të shlyejnë borxhin. Bëni gjithçka që të mundeni që të mos na fusni në borxhe të reja, me asnjërin, me asnjë qytetar, i ndereve për farë e për fis, e të qokave për tarafin. Është më e fortë PS dhe bëhet shumë më e madhe me realitetin e votimit. Për çdo rrugë që ju ktheni kur jeni drejtuar për te hipoteka, apo në të cilën derë tjetër e PS do të rinisë një rilindje të dytë pas asaj që na solli në qeveri, jo për të fituar zgjedhjet e radhës, por të ardhmen. E kemi parë me çfarë janë zëvendësuar këto pari që janë poshtë nesh, që nuk bëhen dot më. Për të gjithë ato fëmijë, që nuk kanë prindër të pasur dhe shqiptarët që kanë histori të suksesshme në punë dhe që është e pamundur të sfidohen nga përpjekjet për të kontribuar nga pengesat tuaj.

Nëse njeri nga ju çohet dhe thotë që unë bëj këtë gjë, unë do i kërkoj falje të gjithëve dhe do e lë këtë predikim. Kjo është esenca e PS, jo predikim. O e bëjmë ne, ose s’ka kush e bën për ne. Të dashur anëtarë e anëtare të stafit, sot dua t’ju falenderoj të gjithëve në angazhimin tuaj. Ishte një arritje e re e makinerisë sonë, që është padiskutim krenaria e kësaj partie. E në këtë drejtim kemi nevojë për përmirësime. Ata që nuk dinë çfarë flasin s’do të pushojnë së foluri. Fitoret tona e kanë bazën te karakteri, këmbëngulja dhe vullneti ynë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat