Raporteri i PE: Bandat shqiptare aktive në trafikun e kokainës, të forcohet lufta kundër krimit

Shqipëria

Raporteri i PE: Bandat shqiptare aktive në trafikun e kokainës, të forcohet lufta kundër krimit

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:33
David Lega

Reporteri për Shqipërinë në Bashkimin Europian, David Lega, ka shprehur shqetësimin për vendet e Ballkanit.

Mes tyre edhe Shqipëria që janë të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Në një postim në Twitter ai shkruan se grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, dhe sipas tij bandat shqiptare kanë qenë aktive.

Eurodeputeti kërkon që Shqipëria të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat