Sulmet e 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë në krah të partnerit strategjik në luftën kundër terrorizmit

Shqipëria

Sulmet e 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë në krah të partnerit strategjik në luftën kundër terrorizmit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar 20-vjetorin e sulmit të 11 shtatorit, duke përkujtuar viktimat e terrorizmit dhe bashkuar solidaritetit me familjarët dhe kombin amerikan.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se sulmet e 11 shtatorit ishin sulme ndaj vlerave të lirirsë, demokracisë dhe bashkëjetesës. Ai thekson aleancën me SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.

“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat