Vidhnin pushuesit e huaj dhe shqiptarë, 8 të arrestuar, 2 prej tyre në kërkim

Shqipëria

Vidhnin pushuesit e huaj dhe shqiptarë, 8 të arrestuar, 2 prej tyre në kërkim

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses një operacion në kuadër të vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj. Si rezultat i këtiij operacioni  8 persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se autorët vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa.

2 shtetasit e shpallur në kërkim Andon Qurku, 38 vjeç dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç që kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën akuzë, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik.

Gjatë operacionit është proceduar edhe një pronar argjendarie u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas dhe jane sekuestruar disa varse floriri, ora dore dhe sende të tjera me vlerë.

Sarandë

Vijon operacioni policor i koduar “Pushuesit“, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj.

Vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë me precendent të mëparshëm penal, si dhe procedohet penalisht pronari i një argjendarie.

Më herët janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për 14 vjedhje të ndodhura në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit.

Sekuestrohen varse floriri, ora dore dhe sende të tjera me vlerë.

Po në kuadër të operacionit ka rënë në pranga dhe një 18-vjeçar, autori i një tentative vjedhjeje banese në Sarandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Nr.1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Pushuesit” për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

– Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin Shqiptarë dhe atë Grek.

– Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.

Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.

Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të “Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit  Renato Vezelaj, në Tiranë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, shtetasi Jolian Hila, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datën 09.09.2021, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit D. K.

Materialet proceduriale, iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat