Grida Duma flet për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës, befason me fjalët

Shqipëria

Grida Duma flet për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës, befason me fjalët

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:33
Grida Duma

Grida Duma thotë se me vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike Sali Berishën, Lulzim Basha tregoi lidership.

Nënkryetarja e PD-së tha në një intervistë për ABC se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë.

“Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, për mua ai akt është akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën, që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar…nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt lidershipi moral”, tha ajo.

Sipas nënkryetare demokrate, vendimi i Bashës nuk cenon vendin që ka Sali Berisha te historia e PD, ndërsa shton se askush nuk e ka analizuar mirë se çfarë dhe pse ka ndodhur deri më tani.

“Askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit….Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat