​Zbulime të reja në Durrës, gjenden rrënoja të shekullit 6-7

Shqipëria

​Zbulime të reja në Durrës, gjenden rrënoja të shekullit 6-7

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në qytetin e Durrësit në zonën ish-lulishtes te 1 maji, është bërë një zbulim i ri arkeologjik.

Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si objekte që i përkasin shekullit 6-7.

Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në një metër thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë përafërsisht në periudhën e Antikitetit të Vonë, rreth shekullit të 6-7 në periudhën më të lashte romake.

Arkeologia tha më tej se me vazhdimin e punimeve mund të gjejnë gjurmë të shtuara të kësaj faze kronologjike të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat