Probleme me shëndetin, qeveria akordon 1 milion e 200 mijë lekë për prokuroren e Pukës

Shqipëria

Probleme me shëndetin, qeveria akordon 1 milion e 200 mijë lekë për prokuroren e Pukës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:14
Elidiana Kasa

Probleme me shëndetin, qeveria akordon 1 mln e 200 mijë lekë për prokuroren Elidiana Kasa.

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat