Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë, banori: Kohët e fundit ziheshin, Hekurani punonte në bashki

Shqipëria

Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë, banori: Kohët e fundit ziheshin, Hekurani punonte në bashki

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:03
Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari ka vrarë me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

Një nga komshinjtë e viktimave është shprehur se ata ishin të qetëm, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa pista kryesore e dyshimit është konflikti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat