Suedia rikthen masat kufizuese ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Suedia rikthen masat kufizuese ndaj Shqipërisë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Qeveria e Suedisë ka ndaluar hyrjen e qytetarëve nga gjashtë shtete për shkak të COVID-19.

Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia janë vendet që janë hequr nga lista e vendeve të sigurta.

Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë dhe do të hyjë në fuqi më 20 shtator.

Ky vendim do të thotë se duke nisur nga e hëna qytetarët nga Shqipëria nuk do të mund të udhëtojnë dot për në Suedi pa ndonjë arsye domethënëse.

Udhëtimet do të lejohen vetëm për ata që kanë një leje qëndrimi në Suedi, ata që do të kalojnë tranzit, punonjës të sektorit shëndetësor dhe kërkuesit në mjekësi.

Pritet që në të ardhmen të lejohet hyrja e personave të vaksinuar por deri tani nuk ka një vendim të tillë.

Nga ana tjetër, Suedia ka hequr masat kufizuese ndaj Uruguait.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Suedia ka vaksinuar deri tani me dy doza 76.3% të popullsisë së saj prej 10.23 milionë./Euronews Albania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat