Përjashtimet nga PD, Topalli: Përveçse në Korenë e Veriut, kjo nuk ndodh në asnjë vend

Shqipëria

Përjashtimet nga PD, Topalli: Përveçse në Korenë e Veriut, kjo nuk ndodh në asnjë vend

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:25
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli, në emisionin “Now” i cilësoi si personale dhe jo demokratike vendimet e rëndësishme që ka marrë Lulzim Basha si kryetar partie.

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike iu referua vendimit të vitit 2017 për të përjashtuar nga lista disa fytyra të rëndësishme të PD-së, mes tyre edhe znj. Topalli, vendimit të vitit 2019 për të dalë nga parlamenti dhe së fundmi, vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, shkruan euronews.al.

“Listë personale ishte e Bashës. Po te jesh kryetar partie, ti mjafton të bësh një deklaratë personale dhe quhet vendim. Përveçse në Korenë e Veriut, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, u shpreh znj. Topalli.

Jozefina e cilëson si të rrezikshme këtë sjellje të Lulzim Bashës, pasi sipas saj, minon demokracinë. Mirëpo për zonjën Topalli Lulzim Basha nuk do të qëndrojë gjatë në postin e tij si kryetar i PD-së, pasi “njerëzit po reagojnë kundër vendimeve të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat