Policia del natën për “gjah” dhe bën “namin” me gjoba

Shqipëria

Policia del natën për “gjah” dhe bën “namin” me gjoba

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:13
Foto

Mbrëmjen e sotme, policia rrugore njofton se nga monitorimi në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë ka pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 133 km/h deri në 147 km/h, ndërsa ka vendosur masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj. Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 4000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTE

Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës/Siguria Rrugore një ndër prioritet kryesore të Policisë së Shtetit.

Policia Rrugore e Tiranës  me radarë, 24/7 për të parandaluar aksidentet rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.

Ndërsa gjatë fundjavës shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar kontrolle të shtuara në akset rrugore me “risk” për aksidente rrugore, si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe zonat e njohura për konsumin e alkoolit në kryeqytet.

Nga kontrollet parandaluese, përgjatë fundjavës janë:

• Arrestuar 12 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

• Proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi.

• Proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Po gjatë fundjavës janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara e për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor për të mbritur në destinacion  të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, ka patrulla të Policisë Rrugore me .

#Shpejtësisë AlkoolitNë

#Radari DrageriDhePoliciTëShpëtojnëJetën

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat