Korçë/ Më pak vaksinime, bie interesi. Në gjithë bashkinë janë vaksinuar 71 mijë persona

Shqipëria

Korçë/ Më pak vaksinime, bie interesi. Në gjithë bashkinë janë vaksinuar 71 mijë persona

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:56
Ilustrim

Ndryshe nga sa ndodhi në fillim të shtatorit në Korçë gjatë ditëve të fundit ka rënë interesi për vaksinimin.

Deri tani në total janë vaksinuar 71 mijë persona ndërsa vetëm këtë muaj dozën e parë e kanë marrë 3254 persona, kryesisht mësues dhe studentë.

Këtë vit akademik në universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë rikthehen në auditore mbi 3500 studentë ndërsa në ambientet e tij do të ngrihet edhe një pikë vaksinimi por pavarësisht kësaj shumë prej studentëve janë ende të dyzuar.

Pas udhëzimit të ministrisë një pikë vaksinimi do të shtohet në universitet ndërsa për arsimtarët do të jetë në dispozicion pika e vaksinimit të përqendruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat