Vijon tradita në Boboshticë, banorët bënë gëzuar me rakinë e manit

Shqipëria

Vijon tradita në Boboshticë, banorët bënë gëzuar me rakinë e manit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:34
Ilustrim

Është mbajtur në Boboshticë të Korçës festa e Rakisë. Dhjeta banorë të fshatit pas vjeljes së manit kanë prodhuar rakinë kryesisht për konsum personal, ndërsa festa bëri bashkë edhe banorë të rrethinave.

Në Boboshticë të Korçës është festuar dita e rakisë së manit.

Festa organizaohet kur banorët, pasi kanë vjelur frutin vendosin kazanet e rakisë dhe prodhojnë pijen sipas metodës artizanale.

Dhjetëra banorë që kanë mbetur në fshat e vijojnë traditën, ndërsa u mblodhën së bashku këtë fundjavë për të festuar.

Ata thonë se nuk heqin dorë nga tradita, ndërsa duan që ta trashëgojnë edhe në brezat e rinj.

Festës në Boboshticë i janë bashkuar edhe qytetarë nga Korça, për të cilët është e njohur cilësia dhe shija e rakisë së manit.

Boboshtica dhe Drenova janë fshatrat që ende e mbajnë të gjallë traditën e prodhimit të rakisë së manit.

Zonjat e shtëpisë e servirin bashkë me reçelin ose glikonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat