Turistë të shumtë nga Kosova në Vlorë edhe gjatë shtatorit, i favorizojnë moti dhe çmimet

Shqipëria

Turistë të shumtë nga Kosova në Vlorë edhe gjatë shtatorit, i favorizojnë moti dhe çmimet

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Edhe pse temperaturat kanë shënuar një rënie të lehtë këto ditë shtatori, në Vlorë janë të shumtë pushuesit vendas dhe të huaj.

Ata shprehen se kanë zgjedhur pikërisht të pushojnë në muajin shtator pasi preferojnë qetësinë, por edhe çmimet janë pak më të ulëta.

“Rri në Gjermani. Kam zgjedhur të pushoj në Vlorë, në shtator sepse koha është më e freskët dhe dhomat janë më të lira, deti më i pastër”, shprehet një pushuese. 

“Vlora më pëlqen, në shtator është koha më e mirë, më pëlqen, çmimet mirë nuk janë dhe aq keq. Pastërtia mund të jetë më mirë, por të paktën ka përmirësim çdo herë që vij”, tha një tjetër.

Por ka edhe nga ata që çmimet i konsiderojnë të larta.

“Jam nga Kosova. Për herë të parë vij, shumë bukur. Për ne pensionistë pak të larta çmimet. Në gusht shumë nxehtë e kështu shtatori na konvenon”, tha një e moshuar.

“Nga Peja, menduam që koha më e mirë por u gabuam. Vlora është tranu, i ka ngrit çmimet , në disa vende më të larta se ne pik të sezonit. Çmimet janë të larta për këtë kohë”, deklaroi një tjetër pushues.

Prenotimet në hotelet e qytetit flasin për një shtator të kënaqshëm dhe çmime më të ulëta me 10 deri në 15%.

“Rreth 50% e prenotimeve vazhdojnë me rezervime. Me daljen nga sezoni i lartë relativisht cmimet janë më të ilëta dhe konveniente për klientin.  50 euro për dhomën standart dhe 60 për dhomën superiore”, shprehet recepsionistja e një hoteli.

Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Breshani mbas një rritje mbi normalen të cmimeve gjatë sezonit tani jemi në normalitet.

“Në shtator ulja e temperaturave ka bërë që të ulet numri i turistëve. Megjithatë ka akoma lëvizje, akoma prenotime. Kuptohet çmimet nuk janë ato të sezonit por janë më të ulëta. Shpresojmë të zgjatet sezoni, e ose jo të shtrihet përgjatë gjithë vitit. Operatorët turistik duhet të synojnë moshat e treta të cilat janë tē dëshiruara përr të ardhur në Vlorë, sidomos vendet e Evropës Veriore, Ukrainës etj”, tha Breshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat