Vetëvritet Aldi Rama, autori i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha

Shqipëria

Vetëvritet Aldi Rama, autori i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:05
Aldi Rama

Aldi Rama, 21-vjeçari i cili vrau me armë zjarri efektivin e policisë Saimir Hoxha, është vetëvrarë. Burime për mediat bëjnë të ditur se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.Prej orës 10:30 kur ai qëlloi për vdekje oficerin e policisë në Ishull Lezhë, forca të shumta policie vijonin operacionin për kapjen e tij.

44-vjeçari Saimir Hoxha me detyrë oficer i Krimeve në Policinë e Lezhës, po patrullonte me kolegët e tij në zonën e Kune Vainit për kultivim kanabisi, kur u qëllua nga Aldi Rama, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike në vitin 2021 dhe mbajtje të armëve të ftohta në 2020.

Bazuar në dëshmitë e 4 kolegëve të viktimës, Saimir Hoxha ka qenë i pari që i është afruar makinës së Aldi Ramës, nën dyshimin se ajo kishte targa të vjedhura. Në të dyshohet se ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Vrasësi, që ndodhej në anën e pasagjerit, e ka qëlluar sapo polici 44-vjeçar i është afruar dhe është larguar me shpejtësi duke mos u lënë kohë të tjerëve të reagojnë. Është e paqartë se përse i riu ndodhej i armatosur në zonë, ndërsa dyshohet se ai mund të ishte i angazhuar në ruajtjen e parcelave të mundshme të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat