“Është serioze puna këtu”, Karamuço analizon momentin e vrasjes së Hoxhës

Shqipëria

“Është serioze puna këtu”, Karamuço analizon momentin e vrasjes së Hoxhës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:55
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka analizuar të gjithë ngjarjen ku mbeti i vrarë nënkomisari, Saimir Hoxha në Lezhë nga 21-vjeçari, Aldi Rama i cili humbin jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi u vetëplagos.

Karamuço tha se aty mund të ishin vrarë të tre policët pasi ata kanë vepruar me nervozizëm.

“Unë kam pasur një dilemë nëse duhej të flisja me disa specifika që kjo ka video sepse më ngjante sikur do t’i bëja gjyqin një dëshmori. Më ngushëlloi fakti që zbatoi urdhrat e një eprori. Sa kohë ne kemi të miratuar se si bëhej ai postobllok. Mënyra se si kanë dalë nga makina është me nervozizëm.

Është nëpërkëmbur autoriteti i policisë, sepse ata janë nervozuar se përse po na ndjekin këta. Kam ardhur për ta bërë  më të përgjegjshme. Ne jemi për një mision të madh. Nëse eprori paguhet për të qenë i tillë, paguhet për të bërë një punën. Ata kanë qenë në vijë zjarri dhe mund t’i vrisnin të tre. Sepse është kryqëzimi i spoteve të verbra. Unë nuk i di nga vetja, por janë procedura standarde. Ka pas gjaknxehtësi për të sqaruar se çfarë kanë këta. Kjo ndodh përditë në Tiranë. Shoh policë kur bëj vrap, dy shikojnë brenda makinës së shoferit, një në motor me celular dhe një takon familjarin, se qarkullojnë gjithmonë 4 këta të Shqiponjave. Duhet të diskutohet edhe antiplumbi, është serioze puna”, tha profesori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat