Kontrabandë ilaçesh gjatë pandemisë, Florian Marku një prej administratorëve të arrestuar

Shqipëria

Kontrabandë ilaçesh gjatë pandemisë, Florian Marku një prej administratorëve të arrestuar

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Florian Marku është një tjetër person i arrestuar nga policia, i cili ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.

4 administratorë farmacish e shfrytëzuan periudhën e pandemisë për kontrabandë ilaçesh. Në operacionin e zhvilluar 2 ditë më parë në Tiranë njëri prej administratorëve që ra në prangat e policisë është edhe Florian Marku.

Marku është  ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.

Pas një hetimi 10 mujor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, policia finalizoi 2 ditë ma parë operacionin e koduar “Përfitimi”, ku arrestoi 6 persona që akuzohen se kanë shitur medikamente kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.  Dy të arrestuarit e tjerë janë të punësuar, mes tyre një grua 64-vjeçe që dërgonte mallrat kontrabandë.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme medikamentesh të futura kontrabandë dhe një automjet.

Të gjithë të arrestuarit janë;
Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu.
Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat