Gjendet kufoma e të moshuarit në Kukës, i cili u zhduk dy javë më parë

Shqipëria

Gjendet kufoma e të moshuarit në Kukës, i cili u zhduk dy javë më parë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 08:54
Foto Ilustrim

Gjendet i pajetë 78-vjeçari që u zhduk dy javë më parë në Kukës.

Trupi i dekompozuar i të moshuarit me inicialet N. B. banues në fshatin Shkinak u gjet dje.

Në datë 27 shtator familja kishte bërë denoncim për humbjen e tij, ndërsa gjatë kërkimeve të dielën u gjet trupi në bjeshkët e fshatit Çajë.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat