Kush janë të plagosurit te ish-Parku, eksperti i kriminalistikës kontrollon jelekun e njërit prej tyre

Shqipëria

Kush janë të plagosurit te ish-Parku, eksperti i kriminalistikës kontrollon jelekun e njërit prej tyre

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vela 25 vjeç, janë dy të rinjtë që mbetën të plagosur pasditen e  sotme nga të shtënat me armë zjarri në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Vela mësohet se është një person me precedent në fushën e narkotikëve ndërsa për Nikollin nuk ka ende informacione.

Të dy kanë marrë plagë në këmbë. Ata po marrin trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Jeleku i njërit prej të plagosurve përfundoi i hedhur në rrugë si provë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor kreu kontrollin e tij për të parë nëse në të ka ndonjë send të paligjshëm që do të shërbejë si provë.

Burimi për Ora News bëjnë me dije se sherri ka ndodhur jashtë një salloni bukurie për meshkuj (berberhane).

Në sherr janë përfshirë 4-5 persona, jo të gjithë të asaj zone.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat