Jakaj: Burgu i grave një universitet i dytë për mua

Shqipëria

Jakaj: Burgu i grave një universitet i dytë për mua

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:50
Xhoi Jakaj

Sot e ftuar në studio e pasdites “Jeto me Orën “ pedagogia Xhoi Jakaj, rrëfeu rrugëtimin e saj në karrierë.

Ajo njihet ne publik pasi gjithmonë e ngre zërin fort kur bëhet fjalë për të drejtat e grave dhe femijëve si dhe për çdo problematike aktuale që ndodh në vend. Xhoi Jakaj eshte autorja e disa librave . Ajo është nene e dy vajzave Oriola dhe Xhulia. Presidente e shoqates "Act Noë"  dhe  themeluese e qendrës Social-Kulturore "Xhoi & Xhulia”.

Jaka u shpreh se për të gjitha punët që ka bërë ka pasur frymëzim për të shkruar librat.

Ajo rrëfeu se shitjet e Librit të parë kanë shkuar të gjitha  për  fëmijët e verbër. Jakaj u ndal tek botimi  i fundit i saj libri  Gruaja.

"Gruaja nisi të shkruhej shumë kohë më parë se unë të drejtoja burgun e grave, por u përfundua pasi unë ika na institucioni, duke marrë me vete historitë e shumë grave aty .Për mua ajo periudhë ka qëne një universitet i dytë" u shpreh Jakaj.

 Jakaj u ndal edhe tek jeta e saj . Ajo tha se është bërë nënë në moshë të re por kjo se ka penguar aspak të realizohet si grua. Teksa foli për mëmësinë ajo tregoi se marrëdhënia me vajzat  është shumë i ngushtë madje  janë si mikesha , janë të vërteta dhe të çiltra. Por ajo si do nënë zbuloi edhe një dëshirë.  

"Dua ta shoh Oriolën në skenë duke kënduar opera "- u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat