Berisha: Basha nuk u bë kurrë lider, Rama largohet vetëm me protesta

Shqipëria

Berisha: Basha nuk u bë kurrë lider, Rama largohet vetëm me protesta

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:24
Sali Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku u prit me ovacione dhe fishekzjarrë nga mbështetësit e tij.

Në fjalën e mbajtur nga ‘Foltorja’ Berisha tha se 8 vitet nën qeverisjen e Edi Ramës ishin më të mbrapshta për vendin, ku me qindra mijëra shqiptarë morën rrugët e botës.

Sipas ish-kreut të PD, Rama largohet nga pushteti vetëm me protesta të fuqishme dhe këtë PD duhet të ringrihet me parime.

Berisha tha se kreu aktual i PD nuk arriti kurrë të krijojë figurën e një lideri, ndërsa premtoi se do të ringrinte PD duke bashkuar demokratët, që siç tha Basha i përçau.

“Nuk mjafton bashkimi, duhet hapje e madhe, duhet të përthithim forcat, intelektualët më të mirë në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë.

Dhe kjo nuk mjafton sërish, por nëse ne nuk rikthejmë votën që përfaqëson vullnetin tuaj, nëse marrim pushtetin e forumeve që ju zgjidhni, krijohet një strukturë moniste që shkon nga disfata në disfatë. Do vendosni ju me votën tuaj në primare se kush do të jetë deputeti që ju përfaqëson dhe kryeministrin. Partia do përgatitet për fraksione, PD do të jetë shtëpia e lirisë”, tha Berisha.

Figura të njohura të PD ishin të pranishëm në mbështetje të ish-liderit historik të PD si Tritan Shehu, Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gjergji Papa, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat