Ambasada ruse njoftohet për vdekjen e 4 turistëve, ja si i gjetën të asfiksuar në sauna

Shqipëria

Ambasada ruse njoftohet për vdekjen e 4 turistëve, ja si i gjetën të asfiksuar në sauna

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në një hotel në Qerret të Kavajës.

Dyshohet se 4 shtetasit rusë, - dy burra e dy gra – kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet. 

Ekspertët po kërkojnë të zbulojnë shkaqet e asfiksisë. Nëse turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike.

Policia po merr në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar mës shumë për rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyrë dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat