Gazetari Artjan Tepelena vdes nga Covid, miku i tij: Na trishtove kaq shumë o Tan

Shqipëria

Gazetari Artjan Tepelena vdes nga Covid, miku i tij: Na trishtove kaq shumë o Tan

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:18
Artjan Tepelena

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

Edhe vëllai i tij Ilir Tepelena, i cili përmes një postimi prekës në facebook shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të afërt.

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…

Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat