Sherri tek “Çajupi”/ Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit: Kishte dijeni për mosmarrëveshjet e mësueseve

Shqipëria

Sherri tek “Çajupi”/ Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit: Kishte dijeni për mosmarrëveshjet e mësueseve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:30
Foto

Pas ngjarjes së ndodhur tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi” ku familjarët e dy mësueseve u konfliktuan e nuk munguan edhe të shtënat e armëve, drejtoresha e këtij institucioni arsimor Vojsava Kumbulla është shkarkuar.

Kjo edhe pas ankesave të vazhdueshme të mësuesve të tjerë si dhe pasi drejtoresha e Çajupit ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet me mësuesen e gjuhës shqipe dhe mësuesen e historisë, por ngjarja e pazakontë e ndodhur pranë shkollës gjatë orarit mësimor solli këtë reagim të Ministrisë së Arsimit.

Top Channel ka raportuar më parë se konflikti  nisi me mësueset për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës ishte paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja  nuk u parandalua.

Sherri i pazakontë gjatë orarit mësimor ndodhi mes dy mësueseve në një kafene përballë gjimnazit “Çajupi” në Tiranë, ku për çudi prezent aty ishin edhe familjarët e tyre të cilët kishin armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat