Raport progresi i KE/ Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare brenda Krishtlindjeve

Shqipëria

Raport progresi i KE/ Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare brenda Krishtlindjeve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:59
Raport progresi i KE/ Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare brenda Krishtlindjeve

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti i KE edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Balla theksoi se ai shpreson se kjo të ndodh para Krishtlindjeve.

Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.

“Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën”, tha Balla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat