“Kemi punë të tjera para vettingut”/ Shehi ftesë opozitës: Duhet të marrim ca vendime për…

Shqipëria

“Kemi punë të tjera para vettingut”/ Shehi ftesë opozitës: Duhet të marrim ca vendime për…

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:19
Dashamir Shehi

Teksa thekson se mbështet ndryshimin e Kushtetutës, kreu i PAA-së, Dashamir Shehi thotë se para vettingut të politikanëve PD duhet të merret me disa çështje të tjera më imediate.

Shehi u shpreh se duhen marrë ca vendime për sistemin e drejtësisë dhe atë zgjedhor, pasi zgjedhjet lokale po afrojnë.

Shehi: Ne kemi ca tema të tjera para vettingut. Duhet të marrim ca vendime për sistemin e drejtësisë që ka mbetur në mes. Çdo bëjmë për këtë punë? Kemi sistemin zgjedhor se zgjedhjet lokale po afrojnë. Hajde t’i diskutojmë edhe këto ku pritet interesi dhe ku e afektojnë zgjedhjet lokale Kushtetutën e vendit.

Kemi një sërë punësh të tjera të mëdha për t’u bërë. Këto duhen hedhur për diskutim publik, të bëhet temë, por ato 10 juristë që ka PD i kanë shkruar ato dhe po i çojnë në parlament. Ka ende qytetarë që mendojnë se komuna është për fshatarët dhe bashkia për qytetarët, nuk e bëjnë ende ndarjen, por për sa kohë mbetemi në këtë lloj niveli them se kjo është një fushatë e mangët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat