Ambasadori i BE: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën kryetar të saj

Shqipëria

Ambasadori i BE: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën kryetar të saj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 13:19
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për vetingun në radhët e politikanëve. Po ashtu ai komentoi edhe situatën e brendshme në PD.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vetingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non- grata nga SHBA.

Soreca tha se ambasada e BE nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

"Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike," tha Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat