Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën

Shqipëria

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:25
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në daljet e tij mediatike ditët e fundit, ka deklaruar se kërkon të pastrojë politikën nga “llumi” i tranzicionit, duke iu referuar këtu edhe ish-ministrave të qeverisjes së djeshme të Berishës.

Në lidhje me këto deklarata të Bashës, ka ardhur sot një reagim i fortë nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha.

Indrit Hoxha ka theksuar se nëse politika shqiptare ka një “llum”, ai është Lulzim Basha.

I pyetur se cili është “llumi” i PD, Hoxha është shprehur “Nëse ka një llum, ai është kryetari i partisë që po e mban peng PD-në. Ai që po i largon të gjithë. Që nga viti 2014 tha mblidhni fima për referendumin e Reformes Territoriale. Jo vetëm që nuk u bë referendum dhe nuk u dorëzuan firmat, por i dha PS mundësinë ta bëntë si donte Reformën Territoriale. Ne 2017 vrau politikisht historinë e Partisë Demokratike. Derisa erdhi në vonë tek vendimi për të përjashtuar Sali Berishën. Po çfarë janë këto vendime personale kështu. Duhet të pyesë të gjithë.”.

Ndërsa sa i takon kërkesës së Bashës për Vettingun e politikanëve, Indrit Hoxha tha se ky është vetëm një show mediatik.

“E gjitha është një show mediatik dhe fabula për të qenë prezent në publik dhe për të vazhduar pazaret me Ramën edhe për 4 vitet e ardhshme.”-deklaroi Indrit Hoxha.

Ndërsa duke u ndalur tek shkarkimet e anëtarëve të PD, Hoxha tha se “Kjo është një luftë intrigash si çdo vendim që ai merr, qoftë vendimi për shkarkimin e zotit Baçi, edhe vendimi për shkarkimin e zotit Noka apo dhe largimi i Bylykbashit më herët nga “Zgjedhorja”.

Sipas tij, këto janë thjeshtë presione që Basha kërkon tju bëjë deputetëve të PD, për ti intimiduar dhe larguar nga Berisha.

“Basha e ka humbur busullën e tij. Nuk ka asnjë takim përveç disa deklaratave nga shkallët e PD, sepse deri atje shtrihet pushteti i tij, deri tek shkallët”-theksoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat