Alarm në shkollën 9-vjeçare, 8 nxënës rezultojnë me COVID

Shqipëria

Alarm në shkollën 9-vjeçare, 8 nxënës rezultojnë me COVID

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:33
Ilustrim

Njëra klasë e shkollës 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Gjirokastër është mbyllur nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Kjo për arsye se në klasën e 5-të të kësaj shkolle në Bashkinë e Libohovës, kanë dalë me COVID 8 nxënës.

Për të shmangur shpërndarjen në gjithë shkollën dhe minimizimin e këtij rreziku ISSH mori këtë vendim për mbylljen e klasës.

Ajo do të qëndrojë e mbyllur për dy javë të plota. Po ashtu janë mbyllur edhe dy zyra në Kadastrën e Gjirokastrës pas konstatimit me COVID të disa punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat