Patozi: Plani me tre pika i Bashës është nxitur vetëm nga një gjë

Shqipëria

Patozi: Plani me tre pika i Bashës është nxitur vetëm nga një gjë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:39
Astrit Patozi

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur se iniciativa me 3 pika e Partisë Demokratike është e nxitur nga paniku i Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi thotë se ajo që e çudit është fakti se pak muaj më parë Basha bëri premtimin e bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të nënshkruara nga Rama dhe Berisha.

Sipas tij, kryedmeokrati nuk e përmend fare këtë temë në ditët e sotme, pasi nuk i intereson zhbërja e atyre ndryshimeve, të cilat përforcojnë pushtetin e kryetarit të partisë.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

PLANI ME 3 PIKA I LULIT DHE FOLTORJA NGA MBRAPA

E kuptoj mirë nevojën e Lulzim Bashës për t’i gjetur punë opozitare vetes në këto kohë të vështira, kur ka frikë të dalë edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ndaj edhe nuk ia vlen fare që të humbësh kohë për të analizuar cilësinë e propozimeve të tij, jo aq si kundërpeshë e kërkesës së qartë ndërkombëtare për votimin e zgjatjes së vetingut, se sa si një hall i brendshëm.

Sepse plani me tre pika, që po shëtit prej ditësh nëpër studio debatesh pa lidhje, e ka të shkruar të shkruar në ballë, që është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës dhe nuk ka fare të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë shqiptare.

Por ajo që më çudit është fakti se si nuk doli kush t’i kujtojë Lulit premtimin e tij të bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Nuk kanë kaluar, as vite dhe as shumë muaj prej asaj dite, ndërkohë që ” dorashka” e ditëve të fundit e PD-së për Edi Ramën, jo vetëm që nuk e godet statuskuonë, por ajo e përforcon edhe më shumë kryetarokracinë, si regjim që favorizon pushtetin absolut të kryetarëve të partive.

Që do të thotë se Lulzim Basha, pa iu dridhur fare qerpiku, sot na fton të diskutojmë dhe të pranojmë krejtësisht të kundërtën e asaj, që premtonte në fund të gushtit.

Arsyeja është e thjesht. Në atë kohë nuk kishte ndodhur ende divorci i detyruar apo “besëprerja” në raportin e tij me Sali Berishën, ndaj edhe Luli ia lejonte vetes të paraqitej madje edhe si ëndërrimtar reformash, nga ato që nuk i ka dashur kurrë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat