Qeveria shpronëson Toptanasit, ministrja Margariti jep njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Qeveria shpronëson Toptanasit, ministrja Margariti jep njoftimin e rëndësishëm

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:15
Elva Margariti

Qeveria ka prezantuar sot organizimin e buxhetit për vitin 2022 në të gjithë sektorët.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti është ndalur veçanërisht në atë që ajo e quajti fundi i sagës për banesën e Toptanëve.

“Ajo që dua të ndaj është përfundimi i sagës së banesës së toptanasve. Qeveria shqiptare ka miratuar shpronësimin e pronarëve në zonën e toptanasve që do të kalojë tashmë me projektin e rijetëzëimit të kësaj godine historike për Tiranën. Kjo nismë sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit kaloi në një ngjarje edhe tragjike për t’i dhënë fund ashtu si ndoshta do të kishin dashur shumë të tjerë.

Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësirë që do të ngremë do të jetë në funksion të artit dhe kulturës që mbart vlerëat e godinës që është monument kulture i kategorisë së parë. Rijetësimi i kësaj godine do të përfshijë në të, për të ardhmen edhe një tjetër hapësirë për librin, jo vetëm konsultimi, por edhe debati dhe dialogu”, tha Margariti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat