Ahmetaj: Brenda dy vitesh Kadastra do të kthehet në institucion online

Shqipëria

Ahmetaj: Brenda dy vitesh Kadastra do të kthehet në institucion online

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:37
Arben Ahmetaj

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Kadastrës. Ahmetaj shprehet se së shpejti do të prezantohet plani i qeverisë për digjitalizimin e sistemit të Kadastrës që shërbimet të merren online.

Ai thekson se brenda dy vitesh ky institucion do të ketë përshpejtimin më të madh të digjitalizimit në favor të transparencës.

“Sot me drejtuesit e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Së shpejti prezantojmë planin e qeverisë për dixhitalizimin e sistemit të kadastrës dhe ofrimin e shërbimit online për qytetarët.

Brenda dy viteve të ardhshme ASHK do të kthehet në institucionin me përshpejtimin më të madh të dixhitalizimit në favor të rritjes së transparencës, reduktimit të kohës dhe kostove për qytetarët.

Ky është mandati i transformimit të shërbimeve për qytetarët, përmes dixhitalizimit, e ASHK do të jetë shembulli më kuptimplotë i ndryshimit të prekshëm për cdo qytetar shqiptar”, shkruan Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat